INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ATENTAT në mes të Vlorës/ DETAJE nga policia: Si u plagos 41 vjeçari, ai ka plumba në... [EMRI]

ATENTAT në mes të Vlorës/ DETAJE nga policia: Si u plagos 41 vjeçari, ai ka plumba në... [EMRI]

Publikuar më: 19:54 14-01-2019

Pas atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kanë dalë  të tjera detaje në dritë.Bëhet me dije se plagosja e 41 vjeçarit Mikel Mehmeti, ka qenë një atentat i mirëfilltë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është  Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke.  Mehmeti jetonte në zonën e Selenicës dhe ditën e sotme, sipas informacioneve të para kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetin e Vlorës. 

41-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe deri tani nuk ka informacione për implikime të tij  në ngjarje të njohura kriminale.  Burime zyrtare bëjnë me dije se në afërsi të stacionit të trenit është gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Sot rreth orës 17:40, në lagjen 'Pavarësia' dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211