INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë: 13 plumba në drejtim të 39 vjeçarit, ja ngjarja…

Vlorë: 13 plumba në drejtim të 39 vjeçarit, ja ngjarja…

Publikuar më: 10:21 23-05-2016

Plagoset me armë zjarri në hyrje të pallatit në Vlorë 39 vjeçari Armando Sulejmani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së dielë, ndërsa policia ka bërë publike disa detaje të kësaj ngjarjeje. Sipas uniformave blu, Sulejmani ka shkuar rreth orës 21:49 në spitalin rajonal të qytetit bregdetar i plagosur me armë zjarri, ndërsa mësohet se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 39 vjeçari i plagosur, mësohet se ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe dy persona i kanë zënë pritë në hyrjen e pallatit dhe kanë shtënë në drejtim të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga dy armë zjarri. Sipas hetimeve, dy prej gëzhojave janë shkrepur nga i plagosuri dhe 11 të tjerash nga autorët. Atentatorët mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar dhe janë larguar nëpër rrugicat e lagjes duke përfituar dhe nga errësira.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje të plagosurin si dhe një person tjetër, i cili e shoqëronte atë. Policia sqaron se 39 vjeçari ka qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273