INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Nëse PD djeg mandatet, në parlament hyjnë parti të tjera"

Publikuar më: 11:55 18-02-2019

Ekspertët e Kodit Zgjedhor japin opsionin e vetëm ligjorë të parashikuar, në rast se PD djeg mandatet e saj dhe del jashtë parlamentit. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur sot për mediat dhe ka sqaruar se, në rast të daljes së PD në Parlament hynë parti të tjera. 

"Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me dorëheqjen dhe nuk ka asnjë ngërç ligjor. Nëse realizohet Kuvendi i Shqipërisë krijon vakanca dhe për këtë njofton KQZ. Mënyra si ndodh më pas nuk është parashikuar në Kodin Zgjedhor por për analogji mund të merret rasti i vakancave për një deputet. Nisur nga kjo analogji hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që nuk kanë garuar por kanë herësin më të madh që mund ta përfitojnë një gjë të tillë", ka thënë ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042800903320312