INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votimi i ministrave, Basha: Nuk mund të ketë më një shtet me një kryeministër psiqik

Votimi i ministrave, Basha: Nuk mund të ketë më një shtet me një kryeministër psiqik

Publikuar më: 19:27 16-01-2019

Opozita ka braktisur seancën plenare vetëm pak minuta pas nisjes së saj.

Shkak për largimin e opozitës është bërë vendimi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucci për të mos lejuar zhvillimin e debatit, pasi sipas tij kjo kërkese nuk është e bazuar në rregullore.

Pas daljes nga salla, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi para mediave se Rama mbylli opozitarizmin.

“Sot ishte akti i rënies së qeverisë. Për herë të parë në 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar për t’i treguar qytetarëve shqiptarë të vërtetën pas këtyre emërimeve dhe kukullave të oligarkëve.
Nuk mund te ketë më një shtet me një kryeministër fals dhe psiqik, që sot u përpoq të mbyllë opozitën dhe gojën e opozitës. Detyra jonë është të jemi në krah të njerëzve dhe t’u japim zgjidhjen politike.

Çdo ditë më Ramën kryeministër është një ditë krize, largimi i tij është në interesin kombëtar. Kush i shërben Ramës është një tradhtar i kombit dhe i interesave të qytetarëve, dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Ne do të bëjmë mobilizim total të të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj gjendje”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326