INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev pranon disa nga kërkesat e opozitës shqiptare

Zaev pranon disa nga kërkesat e opozitës shqiptare

Publikuar më: 18:50 08-01-2019

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka pranuar disa nga kërkesat e opozitës shqiptare, e cila mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese e ka kushtëzuar me pranimin e amendamenteve të tyre për forcimin e statusit juridik të shqiptarëve në Kushtetutë. Pas takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kreu i Qeverisë tha se është pranuar ndryshimi i preambulës me atë që në nuk do të ketë “qytetarë të dyfishtë”.
“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët kishte. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj”-tha Sela. Edhe kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që kanë arritur marrëveshje dhe tha se nga preambula do të fshihen disa fjale me qëllim që të mos ketë ndjenjë se dikush këtu është i përkohshëm. “Do të hiqet pjesa “të cilët jetojnë në kufijtë”, që të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit dhe të tjerët janë vetëm përkohësisht këtu”, tha Zaev. Gjithashtu edhe për çështjen e diasporës është rënë dakord që të mos thuhet se shteti kujdeset vetëm për diasporën maqedonase, por për të gjitha etnitetet që jetojnë në të. Në lidhje me çështjen e riemërimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20% e popullatës” në gjuhën shqipe, Sela tha se këtë do ta shqyrtojnë në të ardhmen. Për të njëjtën gjë, Zaev deklaroi se nuk ka mundësi formale që tani të realizohet, por se edhe ai vet nuk dëshiron që një gjuhë të thirret me për qindje.

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248