INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje në distancë/ Studentët ‘mollë sherri’ mes Edi Ramës dhe opozitës

Përplasje në distancë/ Studentët ‘mollë sherri’ mes Edi Ramës dhe opozitës

Publikuar më: 17:42 08-01-2019

Edhe pse studentët nuk kanë munguar në bulevard, në protestën e tyre për plotësimin e 9 pikave, Kryeministri Edi Rama flet për shkatërrimin e saj.

Edi Rama:
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%?”
Ndërkohë opozita përmes deputetit Luçiano Boçi kërkon që pedagogët të bëhen pjesë e kësaj beteje të studentëve.
Luçiano Boçi:
“Beteja e tyre është dhe beteja juaj!
Nuk është beteja kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama.
Jo!
Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare.
Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta.
Paguheni keq, shumë keq.
Trajtoheni me përçmim”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605