INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat në Francë, kryeministri: Forcojmë ndëshkimet ndaj “banditëve”

Protestat në Francë, kryeministri: Forcojmë ndëshkimet ndaj “banditëve”

Publikuar më: 11:01 08-01-2019

Franca do të forcojë ndëshkimet për njerëzit që marrin pjesë në protesta të padeklaruara, pas disa muajve trazira kundër qeverisë nën flamurin e lëvizjes “jelekverdhët”.

Kryeministri Edouard Philippe tha se qeveria do të ndryshojë ligjin për të krijuar sanksione më të forta kundër “banditëve” të cilët kanë sjellë përçarje në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha.

Ai foli pasi protestuesit kishin djegur motoçikleta dhe vendosën barrikada në bulevardin Saint-Germain të Parisit, të shtunën, duke nënvizuar se si protestat kundër kostos së lartë të jetesës dhe Presidenti Emmanuel Macron janë bërë të dhunshme në ekstrem. “Ne duhet të ruajmë të drejtën për të demonstruar në Francë dhe ne duhet të sanksionojmë ata që shkelin ligjin”, u shpreh Philippe për televizionin TF1.

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717