INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët në protestë, por marrin pjesë në mësim. Çfarë pritet të ndodhë sot?

Studentët në protestë, por marrin pjesë në mësim. Çfarë pritet të ndodhë sot?

Publikuar më: 10:31 08-01-2019

Studentët kanë paralajmëruar sërish protestë përballë godinës së kryeministrisë. Por sot duket se është bërë një hap pas, pasi disa studentë kanë shkuar në mësim në orën e parë. 

Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të tyre.
Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.
Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0038561820983887