INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen jelekët e verdhë, 'digjet' sërish Franca, reagon Macron [VIDEO]

Nuk ndalen jelekët e verdhë, 'digjet' sërish Franca, reagon Macron [VIDEO]

Publikuar më: 12:12 06-01-2019

Nuk ndalen tensionet në Francë, ndërsa protestuesit të ashtuquajtur jelekët e verdhë vijojnë të dalin në rrugët e Parisit.

Edhe këtë të shtunë janë regjistruar përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorë gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasje janë shënuar në Beauvais në veri të Parisit, në Montpellier por edhe në zona të tjera. Më shumë se 25 mijë qytetarë kanë protestuar në rrugët e Francës. Ndërsa në Paris iu vu flaka automjeteve duke shkatërruar edhe bandiera të rrugëve.

Disa persona kanë mbetur të plagosur ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë arrestuar.

Prej mëse dy muajsh Franca është përfshirë nga protestat kundër president Macron e nisur fillimisht si një lëvizje kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Kreu i Champs Elysees në reagimin e tij e cilësoi protestën një dhunë ekstreme e cila ka sulmuar republikën.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264