INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radha e ‘jelekëve blu’, Franca nuk gjen qetësi

Radha e ‘jelekëve blu’, Franca nuk gjen qetësi

Publikuar më: 17:55 18-12-2018

Pas protesave të jelekëve të verdhë duket se janë policët ata që do të dalin në rrugët e Francës.

Të pakënaqur me kushtet e punës dhe pagat oficerët e policisë kanë paralajmëruar protesta dhe se do të quhen jelekët blu.

Sindikatat i kanë kërkuar qeverisë më shumë vëmendje për forcat blu të cilët punojnë me orë të zgjatura.

Në një kohë kur siguria është në rrezik - me protesta, frika për sulme terroriste dhe krizë emigrantëve - sindikatat e policisë thonë se ata kanë nevojë për më shumë para, që të jenë në gjendje të paguajnë siç duhet stafin dhe të ofrojnë rekrutë të rinj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277