INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrezikshme të jetosh në Hënë, çfarë na kërcënon

E rrezikshme të jetosh në Hënë, çfarë na kërcënon

Publikuar më: 18:08 18-12-2018

Një nga ëndrrat e njeriut ka qënë pushtimi i planetëve dhe mes tyre dhe dëshira për të prekur Hënën por studimi i fundit mund të shuajë shumë shpresa pasi jetesa në Hënë mund të jetë e rrezikshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se pluhuri që ekziston në këtë planet mund të jetë më i rrezikshëm nga sa mund të mendohet.

Sipas një studimi të ri ai përmban kimikate që shkaktojnë kancer të mushkërive.

"Pluhuri hënor paraqet një nga rreziqet e shumta që njerëzit do të duhet të luftojnë me kryerjen e misioneve në sipërfaqen e saj", nënvizuan ekspertët amerikanë. Ata analizuan pluhurin e sjellë nga astronautët.

Shkencëtarët zbuluan dy përbërës që stimulojnë krijimin e lëngjeve në mushkëritë e njeriut.

Ekipi zbuloi se ato përmbajnë minerale të caktuara të cilat janë të njohura për të reaguar shpejt me qelizat e njeriut dhe gjenerojnë elementë toksike të cilat më parë kanë qenë të lidhura me kancerin e mushkërive.

"Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat efekte mund të ketë pluhuri hënor tek astronautët nëse metodat e zbutjes së pluhurit tregohen të papërshtatshme për misionet e ardhshme.

Hulumtimet e mëparshme kanë paralajmëruar se astronautët që kalojnë periudha të gjata kohore në Hënë mund të kenë dëmtime të ADN-së të shkaktuara pikërisht nga pluhuri hënor.

Ekipi ekspertëve thotë se ekspozimi i zgjatur ndaj pluhurit hënor mund të dëmtojë funksionin e rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive.

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703