INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristi i Francës, i arratisuri në fokusin e policisë

Terroristi i Francës, i arratisuri në fokusin e policisë

Publikuar më: 17:15 12-12-2018

Një person i armatosur mbrëmjen e djeshme vrau të paktën tre persona në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg duke kthyer frikën e sulmeve terroriste.

29-vjeçari i identifikuar si Chérif Chekatt ishte në fokusin e policisë dhe konsiderohej si islamik i rrezikshëm por kjo nuk e pengoi te sulmonte.

29-vjecari  ka qenë i dënuar më parë edhe në Gjermani për vjedhje dhe është dëbuar në vitin 2017 në Francë.

Sipas mediave franceze ai ka qenë radikalizuar si islamik në burgjet franceze.

Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit i cili mendohet se është larguar nga Franca.Pas kësa ngjarjeje  Qeveria franceze ka shpallur shkallën më të lartë të rrezikut të terrorit

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945