INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, qeveria vendos rinovimin e konvikteve

Protesta e studentëve, qeveria vendos rinovimin e konvikteve

Publikuar më: 17:54 12-12-2018

Protesta e studetëve ka bërë që qeveria të reagojë edhe një pikë, pas asaj të heqjes së tarifës për provimet e mbartura. Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave është miratuar një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për rinovimin e konvikteve. 

 

VKM-ja

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024340152740479