INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvendosje sulmon Haradinajn: Kritikat ndaj Mogherinit kamuflazh për dështimet e tij

Vetëvendosje sulmon Haradinajn: Kritikat ndaj Mogherinit kamuflazh për dështimet e tij

Publikuar më: 17:08 12-12-2018

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar duke i konsideruar si kamuflazh kritikat e kryeministrit Ramush Hardinaj ndaj shefes së politikës së Jashtme në BE, Frederika Mogherini. Nënkryetari i LVV Besnik Bislimi komentoi deklaratën e kryeministrit se Mogherini e ka mbytur dialogun. “Mogherini ka devijuar nga roli i saj ndërmjetësues duke u bërë shpesh imponuese në këtë proces. Qasja e tillë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën ka qenë edhe më herët dhe për këtë kemi folur shumë herë. Por kritikat e kryeministrit janë tendencë për të kamufluar dështimet e brendshme, duke përdor një frymë armiqësore ndaj BE-së”u shpreh Bislimi, në konferencën e thirrur për sigurinë e punëtorëve në punë. Ai ka përsëritur qëndrimin e VV-s se nuk do t’i bashkohen Ekipit Negociator. Sipas Bislimit, dy bashkëkryesuesit e propozuar nuk kanë legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, nga që Fatmir Limaj ka veç 5 për qind në Kuvend, ndërsa Shpend Ahmeti nuk është as deputet. “Së pari duhet bërë një analizë dialogut të deritashëm, para se të shkohet në fazën tjetër”-tha nënkryetari i Vetëvendosjes.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518