INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi terrorist në Parlamentin e Londrës, reagon Trump: Kafshët e çmendura

Sulmi terrorist në Parlamentin e Londrës, reagon Trump: Kafshët e çmendura

Publikuar më: 16:46 14-08-2018

Një person rreth të 20-ve është arrestuar nën dyshimet për kryerje të “veprës terroriste”, pasi përplasi makinën me barrierat e sigurisë, jashtë ndërtesës së Parlamentit Britanik. “Tre persona mbetën të plagosur”-njoftoi Policia e Londrës. Incidenti po trajtohet si vepër terroriste dhe njësia për Luftim të Terrorizmit është duke drejtuar hetimin. Shoferi u ndalua nga forcat e policisë.  Gjatë kontrollit ka rezultuar se personi nuk mbante armë. 

trrrr.jpg

Policia thotë se personi i arrestuar nuk ka pranuar të bashkëpunoj me hetuesit. I dyshuari, i cili nuk është identifikuar zyrtarisht, po mbahet në një stacion policor në jug të Londrës dhe automjeti po kontrollohet. I dyshuari besohet të jetë nga zona e Birminghamit. Një numër i dëshmitarëve okulistë kanë thënë se makina e tipit Ford Fiesta, që po udhëtonte në perëndim, duket se goditi me dashje kalimtarët , pasi ai u kthye në korsinë e kundërt. Tre persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në spital, mirëpo policia ka thënë se asnjëri nuk është në rrezik për jetën. Ndalesat e sigurisë janë rritur në Urën Uestminister, pas sulmit të vitit 2017, kur Khalid Masood kishte drejtuar makinën me shpejtësi në këtë pjesë, duke lënë të vdekur katër persona. Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit  duke e dënuar atë që e ka cilësuar “sulm terrorist”. “Një tjetër sulm terrorist në Londër. Këto kafshë janë të çmendura dhe duhet të përballen me ashpërsi dhe fuqi!”, është shprehur presidenti amerikan.

trump_per_uk.png

Article Logic
Execution time: 0.0015461444854736