INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë para për Rrugën e Arbrit. Qeveria vendos kontrollin e zbatimit të projektit

Më shumë para për Rrugën e Arbrit. Qeveria vendos kontrollin e zbatimit të projektit

Publikuar më: 16:38 14-08-2018

Vetëm dy muaj pasi u dha tenderi për ndërtimin e rrugës së arbrit, kostoja për ndërtimin e këtij aksi rrugor njoftohet se do të rritet. Teksa kompania fituese ka nisur ndërtimin e rrugës së arbrit, e cila fitoj garën me një vlerë prej 33.6 miliard lek, duket se kaq para nuk mjaftojnë për ndërtimin e saj. Është Ministria e Infrastrukturës e cila së fundmi ka hapur një procedurë të re prokurimi për të përzgjedhur një mbikëqyrës të pavarur për zbatimin e kontratës koncesionare.
Ministria ka planifikuar plot 446 milionë lekë apo pak më shumë se 4 milionë dollarë vetëm për të mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës koncesionare nga kompania fituese Gjoka konstruksion. Ky tender pritet të rrisë kështu edhe koston për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Ndërsa në objektin e tenderit ministria thotë se kërkon “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit”. Kontrata do të ketë një afat ekzekutimi 42 muaj plus 12 muaj garanci,l kohë kjo që është parashikuar për ndërtimin e rrugës së Arbrit .
Rruga e Arbrit, ka një gjatësi afërsisht 73.5 km. Ndërtimi pritet që të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Dibrës, me të paktën 40 minuta. Rruga ka si pjesë përbërëse Tunelin e Murrizit, me gjatësi 3.2 kilometra, por edhe pesë tunele të tjera të vogla do të ndërtohen për të shmangur kthesat, si dhe katër ura. Ndërkohë në kontratën koncesionarë parashikon që punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit të përfundojnë për 44 muaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.003140926361084