INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhet ta shihni patjetër fundin emocionues të koncertit homazh të Ariana Grande! [VIDEO]

Duhet ta shihni patjetër fundin emocionues të koncertit homazh të Ariana Grande! [VIDEO]

Publikuar më: 13:53 05-06-2017

Ylli i muzikës pop luftoi me lotët e saj për aq sa mundi ndërkohë që performonte përgjatë koncertit One Love Manchester.

Megjithatë ajo vazhdoi të këndonte, të falenderonte turmën dhe të përqafonte kë të mundte gjatë mbrëmjes emocionuese në nderim të viktimave të dy javëve më parë në shpërthimin në Manchester Arena. Në fillim të spektaklit, ajo lotoi për pak ndërkohë që performonte së bashku me grupin Black Eyed Peas këngën “Where Is The Love”. Por më pas ajo mori një moment të hapur për të mbajtur zi ndërkohë që mbyllite spektaklin me një performancë perfekte të “Over The Rainbow”, një këngë që u bë e famshme në filmin e vitit 1939, “The Wizard of Oz”. Grande lotoi dhe falenderoi vazhdimisht fansat që ishin të pranishëm në publik ndërkohë që brohorisnin për të me dashuri dhe blitzin e telefonave lart në ajër në shenjë nderimi.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445