INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa para mblodhën për viktimat Ariana Grande dhe armata e saj e yjeve në koncertin e bamirësisë?

Sa para mblodhën për viktimat Ariana Grande dhe armata e saj e yjeve në koncertin e bamirësisë?

Publikuar më: 14:58 05-06-2017

Duke llogaritur emrat gjigandë që performuan në skenën e koncertit One Love Manchester, pritej që shuma të ishte tronditëse.

Dhe natyrisht që nuk bëhej fjalë për një shifër dosido. Kujtojmë se këtu po flasim për emra si Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Pharrell Williams, The Black Eyed Peas, Miley Cyrus, Liam Gallagher, Robbie Williams, Little Mix dhe Niall Horan, përveç vetë Arianas natyrisht. Pra, jo ekzaktësisht ata që mund të konsiderohen si emra dosido. Dhe si përfundim, spektakli i mbushur përplot me yje mblodhi për viktimat e sulmit terrorist bukurinë e 13 milionë dollarëve. Për të mos folur pastaj për hitin “One More Time” të bukuroshes 23 vjeçare që mori një hov të pabesueshëm, duke u renditur i pari në klasifikime të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986