INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
One Love Manchester i mbushur me yje! Ariana Grande mallëngjen publikun me mesazhin e viktimës së vrarë! [FOTO/VIDEO]

One Love Manchester i mbushur me yje! Ariana Grande mallëngjen publikun me mesazhin e viktimës së vrarë! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:56 05-06-2017

Ariana Grande i dedikoi një performancë shumë emocionale 15 vjeçares së vrarë në Manchester Arena dy javë më parë, madje ndau dhe një mesazh shumë emocionues të saj.

Mamaja i tregoi bukuroshes 23 vjeçare se “Olivia nuk do të donte që ajo të qante, por do të donte që të dëgjonte hitet e saj”, mesazh të cilin e ndau me publikun e pranishëm. Artistja amerikane i kushtoi homazhe fansave të saj, duke përfshirë Olivia Campbell, në koncertin e saj One Love ndërkohë që i gjithë publiku mbajti me krenari rroba me sloganin “Ne qëndrojmë të bashkuar”.

Në të performuan falas emra gjigandë të botës së muzikës, si Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Pharrell Williams, The Black Eyed Peas, Miley Cyrus, Liam Gallagher, Robbie Williams, Little Mix dhe Niall Horan, duke ndihmuar që të mblidhen rreth 2 milionë paundë për fondin e emergjencës kushtuar kësaj tragjedie. Turma prej rreth 50 mijë persona mbajti një minutë heshtje në kujtesë të viktimave që humbën jetë përpara se koncerti të kulminonte me një listë artisttësh thjesht yjore. Të gjithë së bashku kënduan hitin “One Last Time” të Ariana Grande përpara se kjo e fundit të thyhej në lot.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209