INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme! A do marrë pjesë opozita?

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme! A do marrë pjesë opozita?

Publikuar më: 10:41 16-01-2019

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.

Sipas kalendarit normal të punimeve parlamenti duhet të mblidhej në datën 21 janar, por mësohet se Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçit që ndryshimet që ka bërë në qeveri të kalojnë sa më parë në seancë plenare.
Ndërkohë që në ndryshimet e fundit, Edi Rama ka dërguar te Presidenti Ilir Meta dekretin për të mbajtur ai detyrën e Ministrit të Jashtëm, pas përplasjeve që kryeministri dhe Presidenti patën për të emëruar në këtë detyrë emrin e propozuar nga Rama, Genti Cakaj.
Për në seancën e sotme plenare ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe opozita, e cila do ta nisë këtë sesion parlamentar jo me bojkot, por do të kërkojë që të debatojë për çështjet më të mprehta të ditëve të fundit.

Ndryshimet në qeveri:

Iiken Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Iken Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Iken Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Iken Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Iken Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Iken Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Iken Senida Mesi, vjen Erion Braçe

 

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494