INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kris Kushtetuta. Edi Rama zbardh letrën refuzuese të Ilir Metës, por Sandër Lleshi në krye të Ministrisë

U kris Kushtetuta. Edi Rama zbardh letrën refuzuese të Ilir Metës, por Sandër Lleshi në krye të Ministrisë

Publikuar më: 13:33 06-11-2018

25 minuta fjalim për të deklaruar se Presidentit Ilir Metës shkeli kushtetutën me refuzimin e dekretimit të ministrit të brendshëm. Në fjalimin e tij në kuvend, ku u votua shkarkimi i Fatmir Xhafës, kreu i qeverisë zbardhi letrën refuzuese të Presidentit. Me këtë akt Edi Rama tha se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën, pasi sipas tij ai s’ka të drejtë kushtetuese të refuzoje. Por Edi Rama tha se vendim i presidentit në fakt nuk është një krisje politike por një krisje e kushtetutës.

Edi Rama:
“Në takimin që pata me Presidentin nuk ishim në një mendje lidhur me arsyen e mosarsyes së dekretimit të ministrit të Brendshëm, por dola me një ndjesi pozitive pasi të dy kuptuam që ka nevojë për mirëkuptim. Është moment delikat pasi është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm. Uroj që e gjitha kjo të mos bëhet për një qëllim që shkon përtej mosdekretimit të ministrit”.
Por Edi Rama ende nuk e ka humbur shpresën, që Presidenti Meta të reflektojë ndaj këti vendimi antikushtetues sic e cilëson ai.
Edi Rama:
“Jemi këtu për ta ngjitur krisjen. Uroj që Presidenti të mos e çojë krisjen në thyerje”.

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592