INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi i PS vendos çfarë do të ndodhë me dekretin e Ilir Metës për buxhetin 2019

Grupi i PS vendos çfarë do të ndodhë me dekretin e Ilir Metës për buxhetin 2019

Publikuar më: 12:41 17-12-2018

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, sikundër çdo të hënë u mblodh për të diskutuar aktivitetin parlamentar të kësaj jave. Në këtë mbledhj, sipas burimeve, është vendosur që të zhvillohen dy seanca parlamentare. E para do të jetë ditën e enjte, ku parashikohet që të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin.

Në seancën e një dite më pas, pra të premten do të zhvillohet seanca për draftin e PD për vettingun në politikë, tanimë që edhe Komisioni i Venecias dha një përgjigje negative. Pritet që maxhoranca pas vendimit negativ të Komisionit të Venecias ta rrëzojë draftin e PD.

Por sipas paralajmërimeve kjo do të thellojë krizën politike në vend.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka thënë se vettingu i politikanëve është kusht i panegociueshëm për normalizimin e Parlamentit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939