INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drafti i PD për vettingun e politikës sot në Elbasan

Drafti i PD për vettingun e politikës sot në Elbasan

Publikuar më: 10:16 15-11-2018
Pavarsisht se opozita ka bojkotuar Parlamentin drafti i propozuar prej saj për kalimin në vetting të politikanëve vijon të diskutohet.
 
Këtë të enjte veç seancës parlamentare, në orën 15:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për një seancë dëgjimore të hapur lidhur me draftin e PD. “Mbledhja e Përbashkët Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, organizon  seancë dëgjimore të hapur për konsultimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim”, njoftohet nga Kuvendi. Kjo seancë do të zhvillohet në ambjentet e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
 
Me interes pritet të shikohet nëse nga Partia Demokratike do të ketë përfaqësues, siç ka ndodhur javët e shkuara. 
 
Ndërkohë, po ditën e sotme do të mblidhet Parlamenti, si çdo të enjte në orën 10:00, ku mes të tjerash do të diskutohet projekligji për ekzekutimin e vendimeve penale.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602