INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipërisë, BE i alokon më pak fonde se të gjithë për energjinë e transportin

Shqipërisë, BE i alokon më pak fonde se të gjithë për energjinë e transportin

Publikuar më: 12:12 17-12-2018

27 vitet e fundit Shqipëria ka marrë 500 milionë euro financim nga Bashkimi Europian, kryesisht për nxitjen e projekteve në energji dhe në transport. Po sipas statistikave të Eurostat, kjo vlerë është më e ulëta ndër vendet e tjera të rajonit, përveç Kosovës që është shtet i ri.

Bashkimi Europian dha gjithsej 10.1 miliardë euro për përmirësimin e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës 1990-2017, ku më shumë se gjysma e financimit u përfitua nga Serbia.
Pas Serbisë, vlerën më të lartë të financimeve e mori Bosnja me rreth 2.4 miliardë euro për projektet e transportit dhe energjisë.
Ndërsa Maqedonia përfitoi 900 milionë euro dhe më tej Mali i Zi me 700 milionë euro E fundit renditet Shqipëria dhe Kosova me 300 milionë euro.
Rrjetet e transportit dhe të energjisë të lidhura mirë, brenda rajonit dhe me vendet fqinje anëtare të BE-së, janë vendimtare për një rritje të qëndrueshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Lidhja dixhitale e shpejtë dhe e sigurt e cilësisë së lartë është gjithashtu një parakusht për një ekonomi dhe shoqëri moderne.

Article Logic
Execution time: 0.0041401386260986