Shqiptarët në raport me europianët konsumojnë më pak se të gjithë. Konsumimi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani.
Në renditje Shqipëria ndiqet nga dy vendet e rajonit nga Bosnje dhe Hercegovina e Maqedonia. Bosnje - Hercegovina e dyta pas vendit tonë ka një normë 32% të mesatares europiane. Të dhënat tregojnë se në krahasim me vende si Norvegjia, Zvicra apo Luxemburgu, një shqiptar mund të themi rezulton tejet i paushqyer, mesatarisht konsumon 3 herë më pak.
Konsumi është një faktorët që tregon gjendjen e mirëqënies së një vendi në mënyrë direkte, se çfarë mungesash ka dhe sa i pasur është. E për banorët e vendit tonë është lehtësisht e kuptueshme, varfëria është ulur “këmbëkryq”.
![Varfëria ulet ‘’këmbëkryq”! Shqiptarët më të paushqyerit në Europë[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/53694727958f818e1a4c1324fe2ce6ae_L.jpg)