INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Pushtuesit’ e Shqipërisë për vitin 2019 do të jenë zviceranët

‘Pushtuesit’ e Shqipërisë për vitin 2019 do të jenë zviceranët

Publikuar më: 11:59 17-12-2018

Plazhjet shqiptare gjatë vitit të ardhshëm pritet të “pushtohen” nga zviceranë. 

Kjo pasi operatorët turistikë kanë shtuar si destinacion Shqipërinë në programin veror 2019 dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë rezervime. Këtë e bënë të ditur media zvicerane “Tagesanzeiger”, që në një artikull përshkruan bukuritë e plazheve shqiptare, çmimet e përballueshme, shërbimin dhe pritjen.


“Nuk është për t’u befasuar që Shqipëria, është një destinacion për vitin 2019 dhe operatorët e kanë vënë në katalogët e tyre”, shkruan Nicole Pfammatter, përgjegjës për pushimet në “Hotelplan Suisse”. “Në Durrës dhe Sarandë, dy vendpushimet e mëdha bregdetare, ka hotele me 3 dhe 4 yje”, vijon artikulli.
Pika ku tërheq autori vëmendje është shërbimi.


Ai u kërkon atyre që do të duan të vizitojnë vendin mirëkuptim, duke bërë një “sy qorr” kur bëhet fjalë për shërbimin.
“Plazhet janë shumë të bukur, jemi të habitur nga raporti çmim-performancë, dhe shqiptarët janë shumë të mikpritës. Hotelet në Durrës dhe Sarandë, janë thuajse të gjithë me standarde me tre dhe katër yje. Me Shqipërinë, një nga pikat e fundit të bardha në hartën turistike zvicerane, agjencitë mendojnë se kanë ezauruar alternativat e reja”, thuhet në artikull.

 

artikulli.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041260719299316