INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Rama nga Beogradi solli idenë e kufirit të ri!'' Politikania kosovare habit me deklaratat e saj[FOTO]

''Rama nga Beogradi solli idenë e kufirit të ri!'' Politikania kosovare habit me deklaratat e saj[FOTO]

Publikuar më: 10:45 26-02-2019

Politikania kosovare, Edita Tahiri, ka lëshuar një deklaratë të fortë ku përfshin Edi Ramën. Ajo thotë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Hashim Thaçi gjatë vitit të shkuar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Këtë deklarata Tahiri e bëri gjatë një intervistë për “Kallxo.com”
“Zbulova pikërisht se z. Rama kur ka qenë në Serbi në tetor 2016 në një vizitë dy-ditëshe, i është thanë ideja e shkëmbimit të territoreve, dhe ai në vend se ta printe këtë rrugë dhe ta kundërshtonte Serbinë, e ka sjellë në Prishtinë te Z.Thaçi. Kur e kam kuptuar këtë, i kam kuptuar edhe shumë të tjera që lidhen me takimet që janë mbajtur. Ajo që di unë nga angazhimet diplomatike, deri në maj të vitit 2018, as ShBA-ja as BE-ja nuk kanë lejuar që këto biseda të ndodhin”, deklaron Tahiri.
Ajo ka folur edhe për taksën që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe rolin e ShBA-së dhe BE-së në dialog.
“Taksa është masa e vetme që pati Haradinaj në dorë për t’ia ndalur rrugën ndryshimit të kufijve. E di që interpretohet si taksë kundër Serbisë, jo, jo, kjo është taksë për ta bllokuar dialogun për ta bllokuar këtë ide të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin”, është shprehur Edita Tahiri.

edita.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00307297706604