INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vendi po braktiset jo vetëm nga shqiptarët, por dhe nga të huajt[VIDEO]

Publikuar më: 09:31 26-02-2019

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt! Sipas INSTAT, në muajin janar 2019 kanë hyrë në vendin tonë 574.048 persona shqiptarë dhe huaj dhe krahasuar me janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5.2%.
Në Janar 2019, vetëm hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9.8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Anglia që ka pasur rritjen më të madhe me 7.5%. Edhe Italia duket se është nga të paktët shtete ku hyrjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë janë me rritje konkretisht 3.1%.
Uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19.1% dhe më pas vjen Kosova me rënie 18.8% për të njëjtën periudhë. Nga Mali i Zi rënia ishte 7.7%, kurse nga Greqia, në janar 2019 kanë hyrë 2.5% më pak e në muajin janar të vitit 2018. Po dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar ulje me 4.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1.3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13.8 %.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328