INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshaj analizon masat që merr policia ndaj protestuesve të opozitës

Sandër Lleshaj analizon masat që merr policia ndaj protestuesve të opozitës

Publikuar më: 13:52 26-02-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pas një aktiviteti për sigurinë rrugore ka komentuar masat e marra në protestën e opozitës.

Lleshaj nuk i konsideron drastike masat e deritanishme dhe sipas tij të gjitha veprimet janë bërë sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës.
Ai pyetjes së gazetarëve se opozita e akuzon se të gjitha deklaratat para protestës janë politike? Ju përgjigj kështu: “Nuk ka asnjë deklaratë politike, të gjitha deklaratat e dhëna para protestës, gjatë ose pas saj janë deklarata që i shërbejnë sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës.”
Ai dhe heqjen e valëve të telefonit në zonë ku mbahen protestat nuk i quan drastike. “Nuk është masë drastike mbyllja e valëve telefonike kur bëhet në shërbim të mbarëvajtjes së sigurisë,” tha ministri Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0015091896057129