INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 javë në arrati! Kapet i dyshuari i vrasjes së Lirie Xhepës

2 javë në arrati! Kapet i dyshuari i vrasjes së Lirie Xhepës

Publikuar më: 12:26 26-02-2019

Policia e Tiranës, ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes së Lirie Xhepës, që ndodhi rreth 2 javë më parë.

Dashamir Xhepa, i cili është kunati i të ndjerës, u arrestua në qytetin e Peshkopisë, ku ishte strehuar gjatë arratisë. Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Policia raporton se është arrestuar edhe një persona tjetër me inicialet M.S i cili e kishte ndihmuar të arratisej dhe të strehohej.
Nëna e katër fëmijëve pasi ishte dhunuar u vra me armë. Ajo ishte e ve.

Article Logic
Execution time: 0.002997875213623