INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë me postë, mënyra më e re e trafikimit

Drogë me postë, mënyra më e re e trafikimit

Publikuar më: 15:58 09-01-2019

Drogë përmes shërbimit postar. Kjo është një nga mënyrat më të reja që po përdorin shpërndarësit e drogës. Mësohet se disa zyrtarë të shtetit kosovar janë ndeshur me një pako postare të çuditshme.

Duke kryer kontrollin, aty është gjetur drogë që ishte dërguar nga Gjermania për në një adresë në Kosovë, raporton JOQ.
Ka qenë Zyra për zhdoganim postar në Prishtinë e cila e kishte vërejtur, dhe zyrtarët postarë duke kontrolluar kanë pranuar se bëhet fjalë për një dërgesë nga Gjermania në emër të një mashkulli shqiptar nga Kosova.
“Gjatë kontrollimit është parë një substancë e dyshuar narkotike e llojit metamfetaminë me peshë rreth 120 gram”, thuhet në raportin policor.

Article Logic
Execution time: 0.0041861534118652