INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tronditin mediat holandeze, paratë e drogës në Shqipëri ndërhyjnë në kursin e euros[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:51 09-01-2019

Paratë e pista po ndikojnë në nivelin e euros! Media holandeze “Trouw” ka shkruar një shkrim për rënien e vlerës së monedhës së euros, teksa e krahason me kursin e këmbimit në lekë.
Gazeta del në përfundimin se kursi i lekut në Shqipëri komandohet nga paraja e drogës.
E përditshmja ka intervistuar një prej ekspertëve të ekonomisë shqiptare, Selami Xhepën i cili ka thënë se: "Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje prej rreth 4% në 2018-ën. Por kjo nuk mjafton për të shpjeguar vlerësimin spektakolar të monedhës. Duhet të ketë pasur një rrjedhje të madhe informale të fondeve, teksa nuk ka pasur rritje të investimeve të huaja në mënyrë spektakolare, luhatje të mëdha në tregtinë e jashtme, apo në sasinë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në shtëpi."
Më tej, “Trouw” ngre pyetjen se nga vijnë këto para, ndërsa i referohet Shqipërisë si një vend në qendër të trafikimit të drogës europiane.
Gazeta vijon më tej duke shkruar në mënyrë metaforike se baronët e drogës pastrojnë paratë e tyre nga “euro e zezë në të bardhë” dhe arrin në konkluzionin se kjo skemë, çon në rritjen e kursit të këmbimit.

eu.png

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166