INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri në zonat problematike

Moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri në zonat problematike

Publikuar më: 11:48 09-01-2019

Ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes lajmëron se zyrat e emergjencave Civile janë në gatishmëri të plotë. Për këtë qëllim Ministria e Mbrojtjes në njoftim për mediat ka bërë me dije se janë kontaktuar të gjithë prefekturat për organizimin e shtabeve të emergjencave për përballimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes:
“Janë kontaktuar të gjithë prefekturat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave”.
Më tej raportohet se prefekturat me problematike me prezence të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra/ Bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.
Ministria e Mbrojtjes:
“Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizin me zinxhirë”.
Ndërkohë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila shton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugor, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet. Bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile është nisur drejt Qafë-Thanës për të inspektuar punën që po behet atje.

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674