INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ftohti në Europë po shton dita ditës numrin e personave që po vdesin! Shifrat e fundit...

I ftohti në Europë po shton dita ditës numrin e personave që po vdesin! Shifrat e fundit...

Publikuar më: 11:17 09-01-2019

Moti i acartë po ndikon në jetët e banorëve të shumë shteteve Europiane. 13 është numri i personave të vdekur nga i ftohti në Europë.

Shumica prej tyre kanë gjetur vdekjen, pasi janë zënë nga ortekët në zonat malore.
Vala e të ftohtit ka bllokuar një pjesë të madhe të banorëve, ndërsa në pjesën skandinave të Europës situata është akoma edhe më e vështirë.
Së fundmi një person i pajetë u gjet në një parking në Sllatina, Rumani ditën e djeshme. -24 gradë celsius shënoi termometri në Rumani.
Po e keqja nuk ka përfunduar, pasi mësohet se Gjermania po bëhet gati për një valë batice të shkaktuar nga era e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148