INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët mbretërit e heroinës! Koloneli i lartë italian prezanton ''zonën e pushtuar''[FOTO]

Shqiptarët mbretërit e heroinës! Koloneli i lartë italian prezanton ''zonën e pushtuar''[FOTO]

Publikuar më: 15:06 07-01-2019

Shqiptarët në shumë zona të Italisë janë kapot më të rrezikshëm të drogës. Koloneli Paolo Storoni, Komandant i Policisë Provinciale të Bergamo, tha se shqiptarët zotërojnë tregun e drogës në gjithë territorin e provincës së Bergamos dhe se policia e duhet të rrisë nivelin e aksionit kundër tyre.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen 'Corriere Della Sera', ai informon mbi një shtim të konsumit të drogës kryesisht e tipit heroinë në provvincën e Bergamos.
"Kemi verifikuar një shtim të konsumit të heroinës e cila sot kushton gati 1/3 e çmimit të saj të mëparshmë e pothuajse më pak se kokaina. Përdorimi i heroinës ka një efekt psikologjik që ka ndihmuar në rritjen e kërkesës", është shprehur ai.
Sipas Komandantit të Policisë së Bergamos, në këtë territor është kryer sekuestrimi i sasisë më të madhe të heroinës në të gjithë Italinë. Më 2017 u kapën 32 kg heroinë nga 622 që ishte sasia e përgjithshme e drogës e sekuestruar në të gjithë territorin.
Në Bergamo, tregtimi i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë, tha ai, të cilët kanë një rrjet të mirë korrierësh, raporte të drejtpërdrejta me grupet kriminale të huaja e nuk kanë probleme me kriminalitetin italian.
Kreu i Komandës së Policisë Provinciale të Bergamos kërkon rritjen e nivelit të aksionit kundër çdo korrieri të thjeshtë droge deri në nivelet më të larta të organizimeve të tyre.
"Kemi verifikuar, katër nivele në zotërimin e tregut të heroinës; konsumatori, korrieri, shpërdarësi e trafikanti i madh. Ne si komandë policie kemi burime e mjete mjaft të mira kundër trafikut të drogës, por ajo çka na duhet të ndryshojmë është qasja e aktivitetit policor ndaj tyre. Çdo sekuestrim i i drogës nuk ndikon në këtë fenonem, pasi sapo arreston një korrier, dy të tjerë zënë vendin e tij. Por duhet reaguar duke rritur nivelin e investigimit. Puna komplikohet pasi trafikantët përdorin skeda telefonike me një përdorim, por mënyra e veprimit të tyre nuk ka ndryshuar,” ka deklaruar për Corriere della Sera, Komandanti i Policisë Paolo Storoni.

intervvv.png

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055