INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Neritan Liçaj nga KafeIN/ Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar ka rënë[VIDEO]

Publikuar më: 14:39 07-01-2019

Beteja për Teatrin Kombëtar quhet e fituar nga artistët që kanë protestuar kundër shembjes së tij. Nga KafeIN, Neritan Liçaj një nga artistët që ka potestuar për më shumë se 200 ditë thotë se ligji special që u hartua në mënyrë të shpejtë për shembjen e teatrit, ka rënë. Ai e shpjegon në këtë mënyrë.

“Ligji special që u bënë me vrap sikur ka plasur lufta ka rënë. Presidenti e ktheu mbrapsh se shkeleshin 6 pika të Kushtetutës. Më pas ata i shtuan, pikën që duhet të bëhej tender i hapur. Kjo ka afat 3 mujor dhe afati mbaroi,” tha aktori Liçaj në KafeIN.
Po artistët nuk do ndalen. Neritan Liçaj thotë se ata do të vazhdojnë protestat pasi kanë dhe beteja të tjera për të fituar siç është anulimi i ligjit apo statusi.
“Kemi 4 pika të forta, e para tërheqja e ligjit dhe bërja e një të riu. T’i jepet statusi i artistit dhe të rikonstruktohet Teatri Kombëtar,” sqaroi aktori.
Artistët që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar kanë mbajtur një numër rekord protestash 230 të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209