INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ushqimet ''magjike'', që po e tepruat me sasinë kthehen në ''helme vdekjeprurëse"[VIDEO]

Publikuar më: 11:57 05-01-2019

Ushqimet me vlera janë shumë të dobishme për organizmin, por dhe ato duhen konsumuar me masë, se në të kundërt na kthehen në “helm”. Çajrat rekomandohen shumë nga mjekët, e kryesisht në dimër për vlerat e tyre të mëdha, por s’duhet të konsumoni më shumë se 6 gota në ditë. Një 56 vjeçar u shtrua në spital në SHBA me mosfunksionim të veshkave të shkaktuar nga pirja e tepërt e çajit të ftohtë. Ai pinte rreth 16 gota dhe veshkat e tij u dëmtuan nga oksalati, një element kimik që është i pranishëm në çajin e zi.
Ndërsa një i ri vuri një bast se mund të pinte një shishe të plotë me salcë soje. Ai pësoi një krizë dhe humbi vetëdijen. Mjekët e diagnostikuan atë me dehidrim të rëndë dhe me një sasi të tepruar të natriumit. Ky çekuilibër mund të shkaktojë goditje në tru.
Arrëmoskati, është një erëz shumë e ushqyeshme, por nëse hani më shumë se 2 lugë pluhur, mund të shkaktojë halluçinacione.
Edhe pijet me gaz shumë nga ju i shijoni, po nëse e tepron me sasinë, sheqeri do t’ju shkatërroje organizmin. Doza vdekjeprurëse e sheqerit është 15 ml litër për 450 gramë peshë trupore. Shumë e dinë se të ngrënit shumë peshk ton mund të jetë e rrezikshme, por pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë në këtë rast fjala shumë. Disa lloje përmbajnë mërkur më shumë se të tjerët. Nëse pesha e një personi është 68 kilogramë, atëherë ai nuk duhet të konsumojë më shumë se 140 gramë peshk ton në 9 ditë.

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957