INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më shumë para për arsim se sa për tu ushqyer

Shqiptarët më shumë para për arsim se sa për tu ushqyer

Publikuar më: 09:23 11-10-2018

Arsimi vijon të jetë prioritet në familjet shqiptare. Sipas të dhënave nga INSTAT, arsimi merr për familjet e reja çerekun e shpenzimeve, madje më shumë se për t’u ushqyer dhe strehuar.
Gjatë vitit 2017, sipas statistikave mbi shpenzimet e familjeve të publikuara nga INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç çuan për arsim 25.1% të shpenzimeve.
Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për arsim janë rritur me 2.3 herë për familjet në moshë të re. Në 2016-n sipas të dhënave të INSTAT në Anketën e Shpenzimeve të Familjeve, arsimi zinte 10.5% të totalit të shpenzimeve.
Shtimi i shpenzimeve për arsim ka ardhur teksa tarifat për të u rritën me gati 15%. Tarifat për ciklin e studimeve bachelor në fakultetin e ekonomisë në 2016-n ishte rreth 30 mijë lekë, u bë 35 mijë lekë. Rritje të tarifave të studimit pati edhe për ciklet e tjera të studimit.
Ndërkohë që kanë rritur shpenzimet për arsim, familjet e reja kanë ulur ato për ushqim dhe strehim, të cilat në strukturën e shpenzimeve të tyre zinin peshën kryesore.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 2016-n pesha e shpenzimeve për ushqim ishte 31.3%, ndërsa në 2017-n kjo peshë do të ulej në 22.5%

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664