INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë namin në Britani, çdo muaj 200 të arrestuar[FOTO]

Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë namin në Britani, çdo muaj 200 të arrestuar[FOTO]

Publikuar më: 17:17 31-12-2018

Trafikantët e drogës që zotërojnë pasuritë që po rrënohen! Me këtë titull gazeta britanike ‘Sunday Express’ i ka kushtuar një shkrim të gjatë kriminalitetit shqiptar në vend për të cilin flet me shifra të frikshme.

“Më shumë se 200 shqiptarë arrestohen çdo muaj si kriminelë nga një vend i vogël i Ballkanit të cilët po bëjnë emër dhe gëzojnë reputacion si qendra e dhunës për shkak të trafikut të drogës” –shkruajnë gazetarët Jon Austin dhe Matthew Davis.
‘Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Kriminalitetit (NCA) paralajmëroi se kishte një rritje të shqetësimeve nga kriminaliteti i dhunshëm i bandave shqiptarëve të cilat kishin marrë nën kontroll një sërë banesash të vjetra të cilat i kishin kthyer në bazën e trafikut ilegat të kokainës.
Të dhënat e 36 nga 43 zyra policie në Angli dhe në Uells tregojnë se vetëm në 2017-ën u kryen 2676 arrestime shqiptarësh për krime si trafiku i drogës, ushtrim dhune, krime me natyre seksuale dhe kërcënime për jetën.
Pothuajse gjysma e arrestimeve ndodhën në Londër ku numri i shqiptarëve të marrë në pyetje nga policia e tejkaloi 8% të totalit të 2 viteve të fundit. Këtu përfshihen edhe 16 arrestime me dyshimin për përdhunime. Burgje të ndryshme raportuan se janë 716 shqiptarë që vuajnë aty dënimin të cilët llogariten në 8% të numrit të të dënuarve pas hekurave.
Vitin e kaluar NCA raportoi se ‘kriminelët nga Ballkani janë duke rritur përhapjen e tyre dhe lidhjet e influencës duke vendosur kontakte direkte me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Shifrat e arrestimeve në Britani janë marrë nga gazeta në bazë të kërkesave për informim ndërsa akuzat përfshijnë rrëmbime, pastrim parash dhe sulm ndaj policisë.

med.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994