INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndante drogë përmes internetit, arrestohet i riu shqiptar

Shpërndante drogë përmes internetit, arrestohet i riu shqiptar

Publikuar më: 14:20 08-01-2019

Një i ri shqiptar përdori medien sociale, për të shitur drogë. 22-vjeçari jetonte në Vaiano në provincën e Prato Itali. Ai përdorte rrjetet sociale Facebook dhe Instagram për të komunikuar me blerësit dhe për të krijuar metoda kontakti për dërgimin e drogës. I riu shpërndante hashashin dhe marihuanën si dhe drogat sintetike të quajtur "AK47" dhe "K2" droga veçanërisht shkatërruese për shëndetin pasi kanë efekte anësore shumë serioze. Ai kishte gjetur mënyrën e shpërndarjen e dozave të drogave përmes rrjeteve sociale. I riu u gjurmua në qendrën e banuar të Vaiano, ku ai jetonte për një kohë të gjatë. Policia e ndaloi dhe më pas ndaj tij u vendos arresti shtëpiak për tregtimin e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0031788349151611