INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mogherini kushtëzon Ekipin Negociator: Për fillimin e dialogut me Serbinë duhet të ...

Mogherini kushtëzon Ekipin Negociator: Për fillimin e dialogut me Serbinë duhet të ...

Publikuar më: 13:48 08-01-2019

Delegacioni shtetëror i Kosovës për dialog me Serbinë ka përfunduar takimin me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, Federica Mogherini dhe zyrtarët e tjerë të BE’së në Bruksel. Pas takimit njëri nga shefat ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka zbuluar se Mogherini ka kërkuar nga pala kosovare që të hiqet taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë si kusht për rifillimin e dilogut me Serbinë. Kjo sipas Mogherini është e vetmja kërkesë e Beogradit për rifillimin e dialogut me Kosovës, por Ahmeti ka thënë se BE’ja e ka të qartë nga pala kosovare se taksa nuk do të hiqet pasi ofenziva e Qeverisë serbe për lobimin e tërheqjes së njohjeve nuk po ndalet. Përfaqësuesja e BE  këmbëngulur se duhet që të hiqet taksa pasi ka nevojë që të vendoset ‘klima e nevojshme për bisedime’. Ajo ka kërkuar nga ekipi negociator që të punohet në orë të gjata përgjatë këtyre tre muajve që të arrihet një marrëveshje paqeje mes Kosovë dhe Serbisë. Sipas Ahemtit  një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet në pjesën e parë të këtij viti. Ndërsa Ekipi negociator i Kosovës zhvillonte takimin me zyrtarët e BE-së në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij . Ai ka thënë se ky delegacion “ka mandat të plotë legal dhe legjitim nga Kuvendi i Kosovës”.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881