INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj ka besim vetëm te SHBA:  Sa për Mogherinin, edhe 3 mijë vjet mbesim kështu

Haradinaj ka besim vetëm te SHBA: Sa për Mogherinin, edhe 3 mijë vjet mbesim kështu

Publikuar më: 10:34 29-12-2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kërkon që në procesin e dialogut me Serbinë të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë intervistë RTV 21, Haradinaj shprehu mosbesim ndaj përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian Frederica Mogherini që lehtëson dialogun mes dy vendeve. Haradinaj përsëri kritikoi Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Ai tha se Mogherini nuk ka bërë asgjë në lidhje me problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e SHBA’së në dialog. I pari i qeverisë tha se po t’ia lëmë në dorë vetëm Mogherin’it, ‘’do të mbesim kështu edhe 3000 vjet’’. Kryeminsitri i Kosovës foli edhe për rolin e BE-së dhe SHBA-së në lidhje relacionet Kosovë-Serbi. Haradinaj tha se lufta në Bosnje dhe Kosovë ka përfunduar vetëm me ndërhyrjen e SHBA’së, dhe problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438