INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ketë ushtri europiane? E thotë Brukseli…

A do të ketë ushtri europiane? E thotë Brukseli…

Publikuar më: 15:32 21-11-2018

Përballë rrezikut rus dhe presionit të SHBA-së që kërkon që shtetet europiane të paguajnë më shumë, presidenti francez Macron hodhi idenë e krijimit të një ushtrie të përbashkët.

Në mbështetje të Macron u shpreh edhe edhe kancelarja Merkel.

Por Brukseli duket se nuk e mirëpret një ide të tillë.

Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherinipas takimit të ministrave të Mbrojtjes konfirmoi se “nuk do të krijohet një ushtri europiane”.

“Bashkimi Europian nuk do të zëvendësojë NATO-n, me gjithë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Ne ecim krah për krah me NATO-n dhe planet e BE-së kontribuojnë madje në shpërndarjen e drejtë të barrës brenda NATO-s, e kërkuar kjo edhe nga SHBA”, tha Mogherini.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi BE-në për krijimin e një konkurrence brenda NATO-s.

“Unë i përshëndes përpjekjet – deklaroi Stoltenberg në Bruksel, – por ata nuk duhet të kenë si qëllim të konkurrojnë me NATO-n”.

Aleanca transatlantike është baza themelore e sigurisë europiane, ka shtuar më tej Stoltenberg.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415