INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“The Travel”, Kukësi qyteti sekret i Europës që duhet vizituar [VIDEO]

Publikuar më: 15:31 21-11-2018

Shumë qytete dhe destinacione turistike shpesh mbeten të pazbuluara nëse ndokush nuk e kthen vëmendjen aty. 

Kështu është dhe qyeti i Kukësit. Por jo më!


Portali turisitk “The Travel” në një listë prej 20 shtetesh zbulon vlerat e qyteteve të harruara dhe sugjeron që të vizitohen sa më shpejtë.


Në Shqipëri veçon Kukësin, që e përshkruan si një qyteti sekret në Europë.

“Ndërsa Shqipëria mund të jetë vendi sekret i Europës, qyteti i Kukësit është i Shqipërisë. Kjo zonë piktoreske është ideale për ata që janë të dhënë pas aktiviteteve outdoor”, shkruhet në artikull.


Veç zonës së qendrës së qytetit, artikulli jep një hapësirë më të gjerë të rrethinave të Kukësit të cilat janë po ashtu tërheqëse. “I gjendur në pjesën veriore të Kukësit dhe i vendosur në Alpet shqiptare, Parku Kombëtar i Luginës Valbonës ka një shumëllojshmëri të terrenit malor, burimeve akullnajore dhe ujëvarat për t’u eksploruar”, thuhet në vijim në artikull.


Prizreni po ashtu është veçuar si një ndër qytetet që duhet vizituar. Artikulli e veçon këtë qytet për trashigiminë kulturore por dhe bukuritë natyrore. “Prizreni është një nga destinacionet pak të njohura. Qyteti është fuqishëm nga Perandoria Osmane”, shkruan autorit mbi zbulimin e qyteteve të veçuara por me vlera turistike.

 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207