INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentit i heqin patentën, 49 minuta pasi kaloi testin

Adoleshentit i heqin patentën, 49 minuta pasi kaloi testin

Publikuar më: 15:24 21-11-2018

Një i ri humbi patentën e shoferit vetëm 49 minuta pasi kishte marr provimin e licencës. 18-vjeçari ishte duke rritur shpejtësinë në afro 60 km në orë nëpër rrugët e një qyteti gjerman menjëherë pas marrjes së lajmit të mirë. Shpejtësia me të cilën po lëvizte në Hemer, zonë e Rajonit të Veriut-Vestfalisë ishte sa dyfishi i limitit të lejuar prej 30 km në orë. Policia i hoqi menjëherë të drejtën për ti dhënë mjetit. 

shpejtesia_matja.jpg

Pasi djali u kap duke shkelur rregullat e qarkullimit, policia gjermane shkroi: "Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, të tjerët vetëm për një orë". Ai kishte katër shokë në makinë, dhe mendohet se po përpiqej tu bënte atyre përshtypje me aftësitë e tij të drejtimit. Adoleshentit iu hoq licenca për katër javë, dhe për ta marr ai do të duhet të kalojë përmes "rikualifikimit ".  I riu do të duhet të paguajë një gjobë prej 200 eurosh dhe periudha e tij e provës është dyfishuar deri në katër vjet, që do të thotë se ai duhet të sillet mirë për një kohë të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209