INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i ARRSH: Gjatë natës rrugët do kenë ngrica, kujdes me lëvizjet me automjete

Kreu i ARRSH: Gjatë natës rrugët do kenë ngrica, kujdes me lëvizjet me automjete

Publikuar më: 15:22 09-01-2019

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe ai i ARRSH-së, Afrim Qendro paralajmërojnë përkeqësim të situatës sa i përket qarkullimit rrugor. Kreu i ARRSH, Afrim Qendro nga Qafë-Thana ku ishte së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojne Kodin Rrugor dhe të tregojnë kujdes. 

“Shoferët të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë. Të shmangin lëvizjet në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes. Situata do jetë e veshtirë, rreshjet e borës do vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Kemi të bëjmë me një situata jo të zakonshme dimri. Në Korçe, aksi nga Qafë-Thana deri në Kapshticë kalohet pa zinxhirë. Në mbrëmje do ketë ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Firmat duhet të zbatojnë kontratën dhe ato që nuk hapin rrugët do kenë penalitete” , the kreu i ARRSH.

 

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376