INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet mësimi në disa shkolla në vend, ja cilat janë

Pezullohet mësimi në disa shkolla në vend, ja cilat janë

Publikuar më: 09:20 09-01-2019

Reshjet e dëborës kanë qenë intensive, duke zbardhur edhe qytete të tjera veç atyre të Veriut dhe të Korçës që prej disa ditësh janë të mbuluara nga bora.

Kjo e ka bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë, e njëkohësisht ka ndikuar që shumë shkolla këtë të mërkurë të 9 janarit të mbyllen. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë-Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.

Ndërkohë, dëbora ka mbulur Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibrën, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447