INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbora mbulon Shqipërinë, edhe bregdeti ‘vishet me të bardhë’ [FOTO]

Dëbora mbulon Shqipërinë, edhe bregdeti ‘vishet me të bardhë’ [FOTO]

Publikuar më: 10:19 09-01-2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të madhe të vendit. Madje edhe qytetet bregdetare ‘janë veshur me të bardha’. Reshjet e dëborës kanë zbritur deri në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Gjatë natës ka rënë dëborë edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshje shiu.

Ndërkohë trashësia e dëborës në qytetin e Shkodrës arrin në 15 cm. Mësohet se Bashkia Shkodër ka marrë masat për pastrimin e borës me 5 fadroma në qytet. Dy fadroma kanë filluar punën në dispozicion për rrugën e Prekalit. Përballë situatës se krijuar nga reshjet e dëborës, Bashkia Shkodër me punonjësit e saj po punon pranë shkollave për të krijuar akses për nxënësit në mënyrë që të mos kenë probleme. Po pastrohen të gjitha hyrjet e shkollave, ndërkohë që vijon puna në të gjitha akset e qytetit me fadroma dhe me hedhjen e kripës për të krijuar lehtësi në lëvizjen e banorëve.

bore_ne_shkoder_2.jpg

shkoder_bore.jpg

 

 

 


Ndërkohë edhe Gjirokastra është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Trashësia e saj ka arritur rreth 20 cm në qytet, ndërsa reshjet e borës vazhdojnë ende.

Article Logic
Execution time: 0.0036392211914062