INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperaturat deri në minus 15 gradë, borë edhe në Tiranë

Temperaturat deri në minus 15 gradë, borë edhe në Tiranë

Publikuar më: 16:47 03-01-2019

Vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperatura të ulëta. Është kjo situata me të cilën do të përballet vendi, të paktën për 5 ditët në vijim. Meterologën pranë Institutit të Gjeoshkencës bëjnë me dije se vlerat më të ulëta të temperaturave do të jenë në Korçë ku termometri do të shënojë -15 gradë celcius.

Instituti i Gjeoshkencës:
“Në ditët e ardhshme shqetësimi është se temperaturat do të jenë negative edhe gjatë ditës. Vlerat më të ulëta që pritet të jenë të paktën në pjesën urbane të zonës lindore të vendit do të jetë - 15 gradë celcius, në orët e ditës nuk do i kapërcejë +5 gradë celcius dhe gjatë natës do të variojë -4 në -5 gradë celcius. Në ditë të veçanta mund të zbresë dhe deri në -7 gradë celcius”.
Ndërkohë mësohet se dëbora do të prekë kryesisht lindjen dhe veriun e vendit, ku trashësia do të arrijë 15 cm.
Instituti i Gjeoshkencës:
“Priten kryesisht për zonën e Korçës, Korabit dhe Alpet e Shqipërisë priten edhe centimetra të tjerë, por më të ndjeshme për zonën e Korçës"
Ndërsa në Tiranë pritet që të vijnë edhe reshjet e dëborës.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936