INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti/ Ka diell por është ngricë, kujdes nga temperaturat nën zero gradë celcius

Moti/ Ka diell por është ngricë, kujdes nga temperaturat nën zero gradë celcius

Publikuar më: 10:23 26-12-2018

Këto ditë festa po kalohen në temperatura shumë të ulëta dhe parashikimet nuk janë optimiste as për ditët në vijim. Edhe pse i gjithë territori shqiptar mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor, temperaturat janë shumë të ulëta.

Sipas të dhënave meteorologjike pasditja dhe nata vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme por pa rrezikuar reshje. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ektstremale duke u luhatur vlerat ditore nga -7 në 13 gradë.
E duke patur parasysh temperaturat nën zero gradë, kujdes kur dilni nga shtëpia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715